Ish-deputeti Murrizi: Altin Dumani përzuri Vlora Hysenin nga zyra

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë deklarata lidhur me ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni dhe raportin e saj me ish-kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Në Top Story, Murrizi pretendon se ish-kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, e ka nxjerrë nga zyra në qershor të vitit 2025, ndërsa sipas tij ajo pinte shpesh kafe me të.

“Deri në qershor 2025, çdo të hënë pinte kafe me Dumanin, deri sa e përzuri Dumani”, tha Murrizi.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Arjon Sulo: Në Kosovë ajo është shkarkuar si person i ngarkuar në detyrë për SHIK-un dhe për rrjedhje informacioni me shtetas amerikanë. Ka ardhur 2 vjet këshilltare dhe e kanë bërë kryetare të SHISH-it. Ajo ka letrat, ka përgjuar gjithë dynjanë.

Alban Dudushi: Jemi te pretendimi i prokurorisë, që kjo zonja ka shitur të dhëna sensitive të shtetit shqiptar…

Myslim Murrizi: Deri në qershor 2025, çdo të hënë pinte kafe me Dumanin, deri sa e përzuri Dumani.