Ish-i i Kimit ndahet nga gruaja, pak muaj pasi u bënë prindër

Marrëdhënia mes Pete Davidson dhe Elsie Hewitt ka marrë fund vetëm pesë muaj pasi ata u bënë prindër të vajzës së tyre, Scottie.

Lajmi është bërë publik nga Page Six, e cila citon burime pranë ish-çiftit. Sipas tyre, ndarja është përfundimtare dhe nuk ka asnjë mundësi për ribashkim në të ardhmen.

Reklame

Burimet tregojnë se marrëdhënia kishte kohë që po kalonte vështirësi dhe problemet mes tyre ishin shtuar gradualisht. “Ata janë ndarë përfundimisht. Ka pasur probleme gjatë gjithë lidhjes dhe gjërat nuk kanë qenë mirë prej kohësh”, tha një burim për Page Six-in.

Sipas raportimeve, Pete Davidson dhe Elsie Hewitt u përpoqën ta shpëtonin lidhjen dhe të gjenin një mënyrë për të përmirësuar raportin mes tyre, por në fund arritën në përfundimin se ndarja ishte zgjedhja më e mirë për të dy.

Megjithatë, pavarësisht fundit të romancës, të dy mbeten të përkushtuar ndaj vajzës së tyre. Burime pranë tyre kanë bërë të ditur se Davidson dhe Hewitt janë të vendosur të bashkëpunojnë për rritjen e Scottie-t dhe të jenë prindër aktivë në jetën e saj.

Një tjetër burim për revistën People zbuloi se problemet në marrëdhënie kishin nisur që gjatë shtatzënisë së Elsie-t. Sipas tij, lidhja mes tyre kishte avancuar shumë shpejt dhe çifti nuk kishte pasur kohë të njihte mirë njëri-tjetrin përpara se të krijonin familje.