Ish-ministri Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është ftuar sot për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale, raporton me burime portali Vox Kosova.

Aliu, i cili aktualisht mban pozitën e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit në Shqipëri, ka nisur intervistimin para prokurorëve specialë të mërkurën në mëngjes.

Ish-ministri i Infrastrukturës dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Liburn Aliu ishte Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës deri më 27 gusht të vitit 2025, kur edhe kishte dhënë dorëheqje pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pozitën e tij e kishte marrë zëvendësi i Aliut deri në atë kohë, Hysen Durmishi.

Në tetor të po të njëjtit vit, Aliu u zgjodh drejtor i ri në Portin e Durrësit.

By admin7