Ishte pranë Liverpoolit, PSG rrëmben yllin francez

Maghnes Akliouche pritet të jetë futbollisti më i ri i Paris Saint-Germain. Raportohet se sulmuesi 24-vjeçar ka vendosur të largohet nga Monaco, për të nisur një aventurë të re me kampionët e Evropës.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, kushtet personale nuk kanë qenë kurrë pengesë. Tani po punohet vetëm për shumën e transferimit, e cila parashikohet të jetë rreth 50 milionë euro.

Në sezonin që lamë pas, 24-vjeçari bëri mjaft mirë me fanellën e Monaco. Sulmuesi i krahut të djathtë ia doli që të gjente rrugën e rrjetës në 7 raste dhe të asistonte në 11 gola të tjerë./Indeksonline/

By admin4