Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka deklaruar se procesi i anëtarësimit në BE i Shqipërisë, Malit të Zi dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perendimor duhet që të ecë më shpejt, madje edhe para Ukrainës.
“Për Italinë, ribashkimi i Evropës është një përparësi. Ne mbështesim fuqimisht anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian të shteteve kandidate duke nisur me Shqipërinë dhe Malit të Zi, por edhe per Serbinë. Ne po punojmë gjithashtu me shtetet që janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian për ta përshpejtuar procesin e pranimit. Kjo sepse, sa më shpejt që të përfundojë ky proces, atëherë ne mund të fillojmë të punojmë edhe drejt pranimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian”, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
Tajani këmbënguli për ndërtimin e Korridorit VIII, të linjës hekurudhore Trieste-Beograd, si dhe kabllove nënujore të energjisë me Malin e Zi dhe Shqipërinë.


