Italia nis hetim ndaj ministrit izraelit

Prokurorët italianë kanë vendosur nën hetim ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, lidhur me trajtimin e aktivistëve që morën pjesë në një flotilje drejt Gazës muajin e kaluar.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane referuar një burimi gjyqësor.

Mediat italiane raportojnë se Ben-Gvir po hetohet nën dyshimet për torturë dhe rrëmbim të qytetarëve italianë të përfshirë në misionin aktivist.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ministri izraelit apo nga autoritetet izraelite lidhur me këto akuza.

By admin5