Ligji gjithashtu ndalon që alternativat me bazë bimore të përdorin emra tradicionalë të mishit si “sallam” apo “mish”.
Kompanitë që e shkelin ligjin mund të përballen me gjoba nga 10,000 deri në 60,000 euro, ndërsa fabrikat mund të gjobiten deri në 150,000 euro, të mbyllen dhe të humbin qasjen në fonde publike për deri në tre vite.
Francesco Lollobrigida, ministri i bujqësisë i Italisë, tha se kjo masë synon të mbrojë kulturën, traditat dhe trashëgiminë bujqësore të vendit.

