Izraeli sulmon Teheranin: Kemi goditur bazat ushtarake, sirena paralajmëruese në Tel Aviv

Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se ka kryer sulme ndaj objektivave ushtarake në Iranin qendror dhe perëndimor. Kjo ishte hera e parë që Izraeli goditi Iranin që kur armëpushimi hyri në fuqi, dy muaj më parë. Sipas mediave të huaja, shpërthime pati në Teheran, Isfahan, Tabriz dhe Naxhafabad.

Nga ana tjetër Huthët e Jemenit lëshuan një raketë balistike drejt Izraelit në mbështetje të regjimit iranian. IDF tha gjithashtu se të gjitha raketat iraniane të qëlluara drejt Izraelit këtë mëngjes u interceptuan.

Ndërkohë, Irani ka akuzuar Izraelin për shkelje të armëpushimit duke sulmuar Hezbollahun në periferitë jugore të Bejrutit, ku të paktën dy persona u vranë. Pas shkëmbimit të sulmeve, Uashingtoni i ka bërë presion Izraelit që të ndalojë sulmet në Liban për të lënë hapësirë ​​për një marrëveshje rajonale me Iranin.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur shqetësimin se sulmet e fundit të Izraelit ndaj Iranit mund të prishin negociatat e vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit për arritjen e një marrëveshjeje të re. Sipas raportimeve, sulmet izraelite u kryen pavarësisht kërkesës së Trump drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të mos ndërmarrë veprime hakmarrëse.

By admin5