Jakup Krasniqi, 16 vjet burg nga 75 vjet jetë: Beteja për drejtësi vazhdon

Gjashtëmbëdhjetë nga 75 vjet jetë i kaloi në burg.

Jakup Krasniqi sot u dënua edhe nga Gjykata Speciale në Hagë.

Aktgjykimi i shkallës së parë e shpalli fajtor ish-kreun e UÇK-së dhe e gjykoi me 25 vjet burgim, për krime lufte.

Vitet e kaluara në qeli, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kishte përmendur edhe në fjalën e tij të fundit para trupit gjykues, në shkurt të këtij viti.

“Sot ndodhem në vitin tim të 16-të të burgimit vetëm pse luftova për liri dhe pavarësi të popullit tim. Po them vitin e 16-të sepse 10 vite e më tepër burg i kam kaluar nga viti 1981 deri në vitin 1991. Të kesh kaluar 16 nga 75 vitet e jetës në burg dhe të jesh privuar nga ajri i lirisë, nuk është diçka e vogël, është diçka e madhe”, kishte thënë Krasniqi.

Ndryshe, Haga sot e dënoi me 25 vjet burg edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, ndërsa Kadri Veselit iu shqiptua 18 vjet burg, si dhe Rexhep Selimit 13 vjet.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë.

Avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë.