Jamie Vardy zbulon historinë e veçantë të Kantes: Donte të luante për Malin!

Ish-sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy, ka zbuluar një histori interesante për ish-bashkëlojtarin e tij, N’Golo Kante, duke treguar se mesfushori francez fillimisht kishte dëshirë të përfaqësonte Kombëtaren e Malit.

Sipas Vardyt, Kante donte të luante për vendin e origjinës së babait të tij, për të nderuar rrënjët familjare, por më vonë vendosi të pranonte ftesën e Francës, shkruan Indeksonline

“N’Golo Kante donte të përfaqësonte Malin, jo Francën, për të nderuar rrënjët e babait të tij. Ne e bindëm se me Francën do ta fitonte Kupën e Botës.”, ka rrëfyer Vardy.

Vendimi rezultoi i duhuri, pasi mesfushori ishte një nga protagonistët kryesorë të Francës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2018 në Rusi.

Vardy ndau edhe një histori që pasqyron thjeshtësinë dhe karakterin e mesfushorit.

“Kur luante te Chelsea, ai vazhdonte të ngiste një Mini Cooper. Një bashkëlojtar bëri shaka me makinën e tij, por në vend që të blinte një supermakinë, Kanté ia dhuroi Mini Cooper-in prindërve të tij në fshat dhe bleu një tjetër për vete.”

/Indeksonline/

By admin4