“Jeni në anën e gabuar të historisë!”, Dea shpërthen ndaj Grida Dumës

Debati i ndezur ditët e fundit lidhur me rolin e influencuesve në Shqipëri, i nisur fillimisht nga ironia publike e kryeministrit Edi Rama, ka degraduar në ofendime të rënda personale në studiot televizive.

Mbrëmjen e kaluar, i ftuar në emisionin “Top Story” përballë moderatores Grida Duma, gazetari Bledi Mane ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të ish-banores së BBVA dhe influencueses së njohur, Dea Mishel.

Gjatë diskutimit, Mane u shpreh me gjuhë denigruese: “Nga Dea Mishel doli miu në Top Channel. Erdh Dea Michel dhe doli miu… Një femër që nuk kujdesej për higjienën personale, një femër që nuk lante enët, s’mbolli një lule!”

Kjo deklaratë e tij ka sjellë ndërhyrjen e moderatores Grida Duma, e cila i ka kërkuar të ndalojë: “Stop! Tha Grida, s’ta lejoj këtë”, ndërsa gazetari u përgjigj se kjo ishte përgjegjësia e tij. Pas kësaj, Duma ka insistuar prerë: “Stop Bled, pusho se do ta heq mikrofonin dhe s’do ta vazhdosh më…”

By admin4