Jennifer Aniston dhe Brad Pitt rilidhen pas shumë vitesh

Jennifer Aniston dhe ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt, thuhet se kanë rifilluar të flasin pas një ribashkimi disa vite më parë, dhe raportohet se miqësia e tyre është forcuar ende më shumë.

Brad dhe Jennifer u takuan në vitin 1998, pasi menaxherët e tyre i njoftuan me njëri-tjetrin. Marrëdhënia e tyre u mbajt e fshehtë për një periudhë, përpara se të bënin debutimin e tyre në tapetin e kuq një vit më vonë, ku nuk mori shumë kohë që ata të ishin çifti më i bukur i Hollywood-it.

Në nëntor të të njëjtit vit, ata u fejuan. Në korrik të vitit 2000, çifti u betua se do ta çonin jetën së bashku në një ceremoni madhështore.

Ish-çifti tronditi botën kur u divorcuan në vitin 2005, pas shtatë vitesh së bashku. Në atë kohë u spekulua se “mollë sherri” në martesën e tyre ishte Angelina Jolie, tashmë ish-bashkëshortja e Pitt, me të cilën ai ka 6 fëmijë.

Jennifer, 57 vjeç, dhe Brad, 62 vjeç, nuk ishin parë bashkë për më shumë se një dekadë, por gjithçka ndryshoi në ceremoninë e SAG Awards të vitit 2020.

Pas këtij takimi, dyshja thuhet se u rilidh dhe shkëmbeu numrat e telefonit. Sipas pretendimeve, Brad i dërgoi mesazhin e parë, përpara se të dy të shijonin një drekë së bashku ndërsa Jennifer po xhironte serialin The Morning Show.

Burimi pretendoi se Brad e vizitonte Jennifer-in të paktën një herë në javë, duke respektuar oraret e planifikuara. Megjithatë, burime të tjera për Daily Mail pretendojnë se ish-çifti takohej edhe në shtëpinë e Jennifer-it, larg syve kureshtarë.

Burimi theksoi se lidhja mes Jennifer-it dhe Brad-it ishte thjesht miqësore dhe jo romantike.

Ndërkohë, Jennifer thuhet se është një nga pak njerëzit tek të cilët Brad mund të ketë besim. Thuhet se vendimi i tij për t’u rilidhur me Jennifer-in ishte një nga vendimet më të mira që ka marrë ndonjëherë aktori.

By admin4