Juventusi po e konsideron seriozisht transferimin e portierit të Aston Villas, Emiliano Martinez, për afatin kalimtar të verës.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, drejtuesit bardhezinj kanë vazhduar kontaktet me agjentët e gardianit argjentinas për të kuptuar mundësinë reale të realizimit të operacionit, transmeton Klankosova.tv.
“Zonja e Vjetër” e ka vendosur Martinezin si prioritet për portën pas dështimit të pistave të tjera, ndërsa bisedimet me përfaqësuesit e tij kanë hyrë në një fazë më konkrete. Megjithatë, pengesa kryesore mbetet paga e lartë që fituesi i Kupës së Botës përfiton te Aston Villa, e cila tejkalon kufijtë financiarë të vendosur nga klubi torinez.
Nëse nuk arrihet marrëveshja për Martinezin, alternativa e radhës për bardhezinjtë mbetet portieri italian Guglielmo Vicario.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e “Dibu” Martinezit, me Juventusin që po shtyn fort për ta sjellë në Torino.

