Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin.
Ajo tha se sot është dashur të thirret seanca konstituive, ndërsa shtoi, se sipas saj, në këtë proces nuk ka transparencë.
Kadrijaj i bëri thirrje deputetit Albin Kurti që të kthehet në Kuvend, ose, siç tha ajo, të shpallen zgjedhjet e reja.
“Nëse ata dje e kanë arritur një marrëveshje, e që s’e kanë bërë të gjerë për opinionin përpos një deklarate të shkurtër, njëri prej liderëve duke qajtë, e tjetri duke buzëqeshur, sot është dashur të thirret seanca, të konstituohej Kuvendit, të zgjidheshin organet e Kuvendit, të zgjidhej Qeveria por edhe Presidenti i Kosovës. Ne këtu po shohim se nuk ka transparencë, nuk ka llogaridhënie. Por populli nuk harron. Albin Kurti, ktheju institucioneve, ktheju Kuvendit, ose në rast tjetër, shpalli zgjedhjet për të cilat edhe ne pajtohemi”.



