Kallëzim penal ndaj Ramiz Merkos dhe dy zyrtarëve të Strugës për leje ndërtimi

Ish-kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, së bashku me dy punonjës të komunës, përballet me kallëzim penal për dyshime për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”.

Departamenti i Punëve të Brendshme në Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj R.M. (69) nga Struga, A.B. (40) nga Struga dhe N.R. (57) nga fshati Poum i Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për këtë vepër penale.

Sipas njoftimit të policisë, R.M., në cilësinë e ish-kryetarit të Komunës së Strugës, gjatë mandatit të tij dyshohet se ka shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin zyrtar duke mos kryer mbikëqyrjen e detyrueshme.