Gazetari Adriatik Kelmendi ka bërë me dije se Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës.
Duke vlerësuar se përdorimi i dhunës në politikë është i papranishëm, ai ka thënë se Kurti është politikani i fundit të cilit i takon të flasë për dhunën.
“Dhuna është e papranueshme. Të gjithë duhet ta dënojnë dhunën. Mirëpo, Albin Kurti është politikani i fundit të cilit i takon të flasë për dhunën. Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës. Ka përdorur dhunë fizike dhe verbale, pa kursim, ndaj kolegëve politikanë, policëve, qytetarëve. Ky është fakt!”, ka shkruar ai.


