Kur nuk ta shoh fytyrën
shoh këmbët e tua.
Këmbët e tua me eshtrat harkuar,
të vocklat këmbë, të fortat.
E di që të mbajnë ato,
dhe gjithçka të ëmbël që ke
ngrihet vetëm mbi ato …
Balli yt dhe gjoksi,
i dyfishti purpurim
i thithkave të tua,
thellësia e syve
që shpejt fluturuan
dhe goja e gjerë frutashumë,
kuqëlimi i flokëve të tua,
e vogla kështjella ime.
I dashuroj këmbët e tua
vetëm se ecën e s’ndalën
asgjëkundi mbi këtë tokë,
ecën mbi erë, edhe mbi ujë ecën,
deri sa më gjetën.

