Kërcënimet me burg ndaj kundërshtarëve politikë: A po përgatitet VV-ja ta keqpërdorë reformën në drejtësi?

Albin Kurti dhe VV-ja kanë ardhur në pushtet me zotimin për reformë në drejtësi. Pavarësisht premtimeve të mëdha, edhe pas 5-6 viteve në pushtet ende nuk e kanë përfunduar reformën e shumëpërfolur. Gjykata Kushtetuese ua ka rrezuar disa herë ligjet anti-kushtetuese për këtë fushë.

Gjatë këtyre viteve pushteti vazhdimisht e ka përdorur këtë reformë si kërcenim për rivalët politikë.

Një gjë të tillë njerëzit e Kurtit e kanë bërë edhe dje me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Pasi ky i fundit e kritikoi qeverinë për neglizhenca e madhe për të larguar dheun nga autostrada Ibrahim Rugova, Dejona Mihali dhe Dimal Basha u hodhën në sulm ndaj kreut të kryeqytetit.

Me reagime e tyre në Facebook, ata e kërcënuan me burgim të parin e Prishtinës pas reformës në drejtësi.

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, ka bërë me dije reformën në drejtësi, njerëzit e pushteti po e konsiderojnë mundësinë që kundërshtarët politikë.

“Reformë në drejtësi, proletarët e mihajlit konsiderojnë kapjen e një pushteti të pavarur e profesional nga politikanë që Albini i përdorë sa herë i duhen për me i “mshel” birat në parti e institucione. Reformë në drejtësi, dejonat e dimalat e konsiderojnë mundësinë që kundërshtarët politikë, veçanërisht ata që i mundin në zgjedhje, me i fut në burg sa herë dhe kur të duan me urdhëra politik. Reformë në drejtësi e konsiderojnë përdorimin eventual të sistemit të drejtësisë për me i “korrigju” zgjedhjet sa herë që këta palaço i humbin ato”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë nuk do të lejohet.

“Por jo. Nuk do të lejojmë kurrë që ky vend sërish të shndërrohet në arenë të përndjekjeve, persekutimeve dhe hakmarrjeve politike. Kosova nuk është ndërtuar mbi frikën, por mbi lirinë, jo mbi ndëshkimin e mendimit ndryshe, por mbi demokracinë dhe pluralizmin politik. Për këtë do të bindet edhe e kontraktuara që në Kosovë sillet si Komisari Memo, e që del të jetë shumëfish më e dëmshme se brejtësit që sillen rreth saj dhe mbeturinave të tjera në Prishtinë”, ka shkruar ai.

Ndaj kërcënimeve të Mihalit dhe Bashës ka reaguar edhe ish-kandidati i AAK-së për deputet, Arton Demhasaj.

“Paska folë Dimali në cilësi të prokurorit e gjyqtarit. Në vend që të merret me punët e tij si ministër i Infrastrukturës, ku qytetarët e Kosovës po humbin jetën çdo ditë nga papërgjegjësia e ministrisë që e udhëheq ky zotëri. Puno more naj send, se prokuroria e gjykata i kanë punët e veta. Ministër dembel e i papërgjegjshëm”, ka shkruar ai.

Pretendimet e Dejona Mihalit ka dënuar edhe kandidati i PDK-së për deputet, Artan Berhami.

Në profilin e tij në Facebook, Behrami ka shkruar se Mihal po përdor organet e sigurisë për të bërë propagandë.

“Hajde që halucinacionet e Dejones qenkan të vërteta! E unë mendoj që janë 100% propagandë e pastër! Ku i ka marrë ato informacione? Këto dezinformata janë pjesë e planit për inskenim të ngjarjeve kundër oponentëve politikë. Dejona, përveç që kontrollon grupin parlamentar, ajo kontrollon edhe organet vitale të sigurisë. Albin Kurti parpolitiken e ka institucionalizuar! Keqpërdorimi i organeve të sigurisë për qëllime politike, për përndjekjen e oponentëve politikë, është kërcënim i sigurisë kombëtare!”, ka shkruar ai.

Kërcënimet Mihalit dhe Bashës
Akuzat e të parit të kryeqytetit për papërgjegjësi në Qeverinë Kurti kanë nxitur reagime të ashpra të Dejona Mihalit dhe Dimal Bashës.

Ata e kanë kërcënuar të parin e kryeqytetit se me reformën në drejtës.

Fillimisht, ministri në detyrë i Infrastrukturës Dimal Basha, e kërcënoi numrin një të kryeqytetit.

Në profilin e tij në Facebook, Basha ka shkruar se pas reformës në drejtësi ai do të shkruan letra nga burgu.

“Perparim Rama, mu m’ka bë ministër Albin Kurti, a ty kryetar pazaret e natës me PDK-në. Ti ju shërben atyre, unë qytetarëve. Pse e mashtron Lumirin e ia përjashton drejtorat, ne s’lejojmë me lu çibrita. Edhe pak, se me do reforma në drejtësi, ti nuk shkrun më statusa në Facebook, por letra n’burg!”, ka shkruar Basha.

Më pas, edhe komisarja e VV-së, Dejona Mihali, e paralajmëroi Ramën.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se edhe pak iu duhet kohë.

“Statusin e fundit e paske shkruar pa chatgpt o Përpamiu që të mbajnë ende në këmbë rrënjët e krimit apo samilushtakëve me horra të tjerë. Dhe drejtorët e prokurimit që janë dosta të kryeprokurorëve. Edhe për pak. Pastaj do të lëshojnë si limon të shtrydhuṛ. Siç u ndodh maskotave si ty”, ka shkruar ajo.

By admin7