Kim Kardashian rrëmbeu vëmendjen me një paraqitje të guximshme gjatë një eventi në Los Angeles, ku u shfaq me një veshje transparente që vinte në pah format e saj.
Ylli 45-vjeçar i reality show-t mori pjesë në eventin “UpDate Pop-Up” në Melrose Avenue, e veshur me një kostum trupi me dekolte të thellë, të kombinuar me një fund transparent të zbukuruar me detaje argjendi në anë.
Pamjen e kompletoi me sandale me taka të larta, të lidhura deri poshtë gjunjëve, shkruan DailyMail.
Kim u pa duke mbërritur në event e shoqëruar nga stilisti Ludovic de Saint Sernin, me të cilin pozoi para fotografëve.
Stilisti zgjodhi gjithashtu një veshje transparente, duke krijuar një kombinim tërheqës me Kardashian.
Ajo i mbajti flokët e drejtë dhe zgjodhi një grim me theks te sytë dhe buzët nude, duke i qëndruar besnike stilit të saj karakteristik.
Dalja e saj vjen pak kohë pasi u raportua se Kim kaloi disa ditë pushimi familjar në Idaho, ku sipas raportimeve ishte e shoqëruar edhe nga Lewis Hamilton dhe vajza e saj më e vogël, Chicago West.



