Kishte rol kyç në operacionin në Iran, Mossad konfirmon vdekjen e agjentit sekret “M”!

Shefi i spiunazhit të Mossadit, David Barnea ka deklaruar një agjent i kësaj agjencie është vrarë gjatë një misioni jashtë Izraelit, duke luajtur rol të rëndësishëm në operacionin e njohur si “Luani që Rënkon”.

Barnea nuk dha detaje për identitetin e plotë të agjentit, duke iu referuar atij vetëm si “M.”, në përputhje me protokollet për personelin aktiv të inteligjencës. Ai theksoi se misionet e drejtuara nga ky operativ kanë ndikuar ndjeshëm në fushatën kundër Iranit, duke kombinuar teknologji të avancuar dhe metoda operative të sofistikuara.

Reklame

Gjatë një ceremonie përkujtimore për agjentët e rënë, Barnea vlerësoi kontributin e tij dhe deklaroi se ai humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës jashtë vendit.

Ndërkohë, sipas raportimeve të Channel 12 News dhe mediave të tjera izraelite, “M.” identifikohet si Erez Shimoni, një ish-operativ i Mossadit, i cili humbi jetën në maj të vitit 2023 në Itali, pas përmbysjes së një varke turistike në liqenin Maggiore.

Zyra e kryeministrit izraelit kishte deklaruar në atë kohë se, për shkak të natyrës së shërbimit të tij, nuk mund të publikoheshin detaje mbi aktivitetet e tij operative.

Sipas Jerusalem Post, Shimoni kishte shërbyer për rreth 30 vjet në Mossad dhe ishte vlerësuar nga drejtuesit si një profesionist me përvojë dhe profil të ulët publik.

Operacioni “Luani që Rënkon” është një fushatë e përbashkët ushtarake e nisur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt 2026, kundër regjimit iranian. Ndërsa Izraeli përdor emrin e koduar “Luani që Rënkon”, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së i referohet të njëjtës fushatë si Operacioni “Tërbimi Epik”.

Operacioni u iniciua gjatë një periudhe tensionesh të larta mbi programin bërthamor të Iranit dhe shtypjen e brendshme të protestave antiqeveritare.

By admin7