Sot, në fshatin Hotel, në praninë e banorëve, familjeve të dëshmorëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, u përurua lagjja që me krenari do të mbajë emrin “Komandant Teli”.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe deputeti Rijad Shaqiri, i cili theksoi se ky emërtim është një nderim i merituar për sakrificën dhe veprën e Komandant Telit, si dhe një kujtesë e përhershme për brezat se liria u fitua me gjakun e bijve më të mirë të kombit.
Fjalën e rastit e mbajti ish-deputeti Hisni Shaqiri, i cili kishte lënë mandatin parlamentar për t’iu bashkuar luftës, dhe së bashku me të pranishmit zbuloi pllakën përuruese me emrin “Komandant Teli”.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Lavdi e përjetshme Komandant Telit!



