Albin Kurti nuk e ka larguar Fatos Gecin nga lista e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ky i fundit në disa deklarata radhazi lutej që ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi të dënohej me burgim të përjetshëm.
Madje, Kurti kishte thënë se nuk ka përgjegjësi pasi ai është në Listës Guxo.
Por, nga deklarata skandaloze e Gecit ishin distancuar disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e fundit, përfshirë edhe u.d. të presidentes Albulena Haxhiut.


