Konevska: Ka 1,000 destinacione të tjera përveç Dubait, udhëtimet po rikthehen

Mimoza Konevska, pronare e agjencisë turistike “Voyager”, mbrëmë në emisionin “Biznes 21” në TV21 foli për mënyrën se si konflikti në Lindjen e Mesme po ndikon në aranzhimet turistike.

“Ka pasur një krizë që ka zgjatur 20 ditë, një muaj. Ne tashmë jemi mësuar me kriza të tilla nga COVID-i. Por, moti u përmirësua dhe te njerëzit menjëherë u shfaq dëshira për udhëtime. Nuk ka anulime të mëdha të aranzhimeve. Aranzhimet drejt Dubait u ndalën, por ka 1000 destinacione të tjera që mund të vizitohen,” tha Konevska.

By admin2