Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Jonida Maliqi është parë së fundmi në publik së bashku me Alessionin, ish-pjesëmarrës në “Big Brother VIP Albania 5”, duke shtuar dyshimet për një lidhje mes tyre, transmeton IndeksOnline.
Prej kohësh në media kishte qarkulluar lajmi për një romancë të mundshme, por tashmë një video e publikuar në internet i ka forcuar këto zëra. Në pamje, dyshja shihet duke ecur pranë njëri-tjetrit në një hapësirë publike.
Kujtojmë se Maliqi u tërhoq më herët nga “Ferma VIP 3”, duke e justifikuar vendimin me ngarkesën e lartë dhe nevojën për hapësirë personale.

