Konjufca me interpretim të ri kushtetues: S`po shkelet Kushtetuta, seanca konstituive po zgjat më shumë se 24 orë

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka mohuar se po shkelet Kushtetuta me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës 30 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Ai e ka gjetur arsyetimin e ri për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit.

Pas Konferencës së Ambasadorëve, ai ka thënë se nuk po shkelet Kushtetuta, por seanca konstituive po zgjat më shumë se 24 orë.

“Ne nuk mendojmë që është shkelur Kushtetuta. Për shkak të këtyre momenteve dhe proceseve, prej zgjedhjeve të shkurtit ka qenë duke u interpretuar. I patëm disa momente edhe vitin e kaluar kur ishin të paqarta. Diskutimi ka të bëjë me ditën e mbajtjes së seancës dhe a e përbën një entitet të vetëm dhe a duhet të përfundojë brenda 24 orëve mbajtja e seancës apo jo. Sipas disa ekspertëve, të cilët kanë interpretime të ndryshme, mund të zgjasë edhe më shumë se 24 orë. Kështu është duke ndodhur edhe tash, po zgjat më shumë se një ditë. Nuk është dramatike qysh po e interpreton opozita, është pjesë e formësimit të mëtejshëm kushtetues të vendit tonë. Kur do të thirret seanca, nuk mund ta caktoj unë”, ka thënë Konjufca.

By admin7