Kontrast i fortë: Protesta në Serbi, mbështetje për Vuçiqin në Kumanovë

Përderisa studentët në Serbi janë ngritur në këmbë kundër politikave të presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në Kumanovë, qytetarë dhe simpatizantë kryesisht më të moshuar u mblodhën para Konsullatës së Serbisë në këtë qytet duke iu përgjigjur thirrjes së shoqatës serbe të Kumanovës për përkrahje të presidentit serb.

Me këngë patriotike serbe, flamuj serb dhe thirrje për mbështetje të Vuçiqit, filloi tubimi i cili zgjati vetëm disa minuta.

Reklame

”Ky është tubim për përkrahje të Vuçiqit. Qytetarët serbë dhe maqedonas janë popuj vëllazëror dhe përse të mos i japim përkrahje popullit serb. Cila është arsyeja që ju këtu jepni përkrahje përderisa studentët atje protestojnë? Ata nuk janë legjitim ndërsa presidenti i Serbisë është legjitim dhe ne e përkrahim atë.” tha një qytetar maqedonas.

“Jemi këtu që të jetë gjithçka në rregull. Sot studentët protestojnë kundër Vuçiqit, e ju? Ata e kanë punën e tyre ndërsa ne jemi këtu për të përkrahur Vuçiqin.” – Qytetar maqedonas.

Mes përkrahësve të presidentit serb, u vërejt edhe një grua nga Kuba.

Nga jeni ju? Jam nga Kuba. Edhe ju sot jeni këtu për të përkrahur Vuçiqin? Nuk flas mirë maqedonisht por vetëm spanjisht,” tha një kubaneze.

Për mbarëvajtjen e tubimit të serbëve në mbështetje të Vuçiqit kishte forca të shtuara policore. /Alsat.mk

By admin7