Kosova kthehet me këmbë në tokë, mposhtet në Austri

Kombëtarja e Kosovës e ka pësuar një humbje shokuese në Vjenë, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.

Në kuadër të Ligës B, Kosova u përball sonte me Austrinë në Vjenë, mirëpo u mposht 3-1.

Austria golin e parë të ndeshjes e gjeti në minutën e 23-të të ndeshjes.

Ishte David Affengruber që shënoi me kokë, nga harkimi i Romano Schmid.

Kur ndeshja po shkon drejt fundit të pjesës së parë, Austria e gjeti edhe golin e dytë.

Junior Adamu shënoi për 2-0, në minutën e 47-të të ndeshjes.

Xaver Schlager depërtoi në mes të fushës dhe e çau mesfushën e mbrojtjen e Kosovës.

Kosova mori iniciativën në pjesën e dytë, mirëpo në minutën e 61-të, Carney Chukwuemeka shënoi për 3-0, pas një gabimi në mbrojtjen kosovare.

Arijanet Muric u lëndua gjatë procesit të këtij goli, dhe atë e zëvendësoi Amir Saipi.

Kosova e zbuti epërsinë e Austrisë, kur Edon Zhegrova shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutë e 83-të.