Kosova luan sonte, “dardanët” të gatshëm për fitore ndaj Izraelit

Kosova përballet sonte me Izraelin në kuadër të UEFA Nations League. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 në “Nagyerdei Stadium” në Hungari.

Dardanët hyjnë në këtë përballje me 3 pikë, ndërsa Izraeli ende nuk ka grumbulluar pikë në këtë edicion të garave.

Kosova synon të vazhdojë me rezultat pozitiv dhe të forcojë pozitën e saj në grup, në një sfidë që pritet të jetë e rëndësishme për vazhdimin e garave./Indeksonline/