Kosova, nga lufta për shtet deri te kriza për pushtet!

Dikur ishin si një trup i vetëm derisa u fitua liria dhe pavarësia. Çdo shqiptar nga trojet etnike jepte kontributin e vet për Kosovën, me moral të lartë dhe me një qëllim të vetëm: Kosova Republikë.
Në diasporë, në çdo shtet, kudo në Evropë, Amerikë e Australi, shqiptarët ngritën zërin për ta sensibilizuar çështjen e tyre kombëtare.

Brenda Jugosllavisë rritej rezistenca; e filluan studentët dhe e vazhduan minatorët.
Çuan krye kroatët, sllovenët e boshnjakët, ndërsa nisi edhe rezistenca e armatosur shqiptare me UCK- në. Ndërhyri NATO-ja, u larguan forcat okupuese serbe, u arrit Marrëveshja e Rambujesë dhe filloi rruga e pavarësisë.
Të gjitha sakrificat, vuajtjet dhe gjaku i derdhur dhanë rezultat: Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Pas 18 vite shtet i pavarur dhe sovran, me 122 njohje ndërkombëtare, partitë politike në Kosovë, nga lakmia për pushtet apo nga inati politik, po e ndalin hovin e zhvillimit të shtetit, duke prodhuar prej vitesh kriza institucionale.

Të ndarë në dy blloqe politike: në njërën anë ata që konsiderohen trashëgimtarë të luftës së UÇK-së, bashkë me ata që e kanë parë hajrin e lirisë së Kosovës; dhe në anën tjetër ata që premtojnë qeverisje më të mirë, standarde më të larta transparence dhe “duar të pastra”,kanë kontribuar që Kosova sot të jetë e ndarë pothuajse në dy pjesë të barabarta, nga të cilat asnjëra nuk lëshon pe për zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit, poste që sipas Kushtetutës janë të ndërlidhura ngushtë.

By admin7