Raporti mes yllit të muzikës Butrint Imeri dhe aktores së njohur turke me origjinë shqiptare ka marrë një krisje të papritur.
Pasi e kapëm mat aktoren Su Burcu Yazgi Coskun në eventin e albumit të Butrintit, ku dyshja dukej mjaft e afërt dhe ajo u bë kryefjalë e mediave duke e mbështetur publikisht, gjërat duket se kanë marrë krejtësisht tjetër kthesë.
Aktorja mungoi në festën e ditëlindjes së këngëtarit, një detaj ky mjaft domethënës që nuk kaloi pa u vënë re nga syri ynë i vëmendshëm. Sipas burimeve të Prive By Liberta Spahiu, raportet mes tyre nuk janë aspak ashtu siç kanë qenë në atë natë feste të premierës.
Kjo ftohje e befasishme reflektohet më së miri edhe në platformat sociale, ku të dy i kanë bërë unfollow njëri-tjetrit, duke i prishur të gjitha urat e komunikimit virtual. Se çfarë ka ndodhur saktësisht në prapaskenë pas atij afrimiteti të madh për të çuar në këtë distancim kaq të ftohtë, mbetet ende një pikëpyetje e madhe që presim ta zbulojmë.



