Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka kërkuar falje te tifozët shqiptarë pas humbjes që pësoi nga Anthony Joshua.
Britaniku e nokautoi shqiptarin në raundin e dytë, pavarësisht që ky i fundit e nisi për mrekulli, duke e rrëzuar dy herë në raundin e parë.
Prenga ka reaguar për herë të parë, duke thënë se “ishte plani i Zotit” që fitoi Joshua dhe njëkohësisht shfrytëzoi rastin për të kërkuar falje tek shqiptarët.
“Urime për të. Nuk ishte mbrëmja ime. Ishte plani i Zotiti që ai të fitonte. Unë jam me të, çfarë ai thotë, unë jam mirë. Mendova se mund ta bëja të njëjtën gjë edhe në raundin tjetër, por nuk ndodhi”.
“Kisha vetëm 10 për qind të tifozëve, por nëse do të ndodhte në Evropë, ju premtoj se do të ishin 90 për qind më shumë. Ajo që mund të them është më falni të gjithë. Nuk ju bëra krenar, por herës tjetër”, shtoi ai.
Ndërkohë, Joshua së shpejti do të përballet me Tyson Furyn.



