Futbollisti francez, Michael Olise, është në qendër të kritikave nga tifozët e klubit gjerman.
Bayern Muncheni në vikendin e kaluar festoi titullin kampion për herë të 35-të në histori, shkruan Indeksonline
Ajo që ka “ra” në sy të tifozëve është mesfushori, Michael Olise.
Olise nuk veshi bluzën që ishte dedikuar për titull.
Madje raportohet se ai nuk doli në foto bashkë me lojtarët e tjerë të Bayernit.
Nuk dihet ende ndonjë arsye pse Olise bëri këtë gjest./FaktiDitor/


