Izraeli do të transferojë karburant për avionë drejt Gjermanisë, pasi Berlini kërkoi ndihmë ditët e fundit për shkak të krizës në Ngushticën e Hormuzit.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria izraelite e Energjisë përmes një deklarate zyrtare.
Sipas ministrisë, koordinimi i dërgesave do të realizohet në bashkëpunim me rafineritë, megjithëse nuk janë dhënë detaje mbi sasinë e karburantit apo afatet e furnizimit.
Autoritetet izraelite thanë gjithashtu se do të shqyrtojnë mënyra për të ndihmuar Gjermaninë edhe në çështjen e gazit natyror.
Ministria izraelite e Energjisë deklaroi se marrëveshja u arrit nga ministri i Energjisë Eli Cohen dhe ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar.
Ky i fundit ia komunikoi vendimin homologut të tij gjerman gjatë një vizite zyrtare në Berlin.

