Kryebashkiaku i Berlinit kërkon mësim të fesë islame në shkolla?!

Berlin – Pas sulmit të dyshuar islamist gjatë paradës së Christopher Street Day në Berlin, presioni ndaj politikanëve dhe organizatave islamike është rritur.

Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner (CDU), ka deklaruar se mbështet zhvillimin e mësimit të fesë islame në shkollat e Berlinit, duke e konsideruar atë si një mënyrë për të parandaluar radikalizimin e të rinjve.

Sipas Wegnerit, disa të rinj mund të radikalizohen përmes kontakteve me grupe radikale fetare në të ashtuquajturat “xhamitë e fshehta”.

Ai argumenton se mësimi i fesë islame në shkollat shtetërore do të ishte nën mbikëqyrjen e autoriteteve dhe mund të kontribuonte në mbrojtjen e të rinjve nga ndikimet ekstremiste.

“Duhet të sigurohemi që edukimi fetar islamik të zhvillohet në shkolla dhe të jetë nën kontrollin shtetëror”, ka deklaruar Wegner.

Në të njëjtën kohë, kryebashkiaku i Berlinit kërkon masa më të ashpra ndaj xhamive që konsiderohen radikale, duke theksuar nevojën për rritjen e presionit dhe mbikëqyrjes ndaj tyre, me synim ndalimin e aktiviteteve ekstremiste.

Fakti Ditor

“TERRORI” NË HAMBURG: 65-VJEÇARI ÇMEND FQINJËT, POLICIA THIRRET MBI 100 HERË – POR AI VAZHDON TË KTHEHET NË BANESË!

By admin