Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit diskutojnë për thëllimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, priti në takim drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), z. Ylli Buleshkaj.

Në këtë takim, Drejtori i APK-së z. Buleshkaj i ka shprehur urime Kryeprokurorit të Shtetit, z. Gashi për marrjen e detyrës së re.

Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, veçmas në luftën kundër korrupsionit.

By admin4