Ksamil: Përfshihet nga flakët një mjet lundrues, policia shpëton 4 turistë

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se Njësia kufitare dhe ajo detare kanë ndërhyrë në Ksamil për shpëtimin e disa turistëve, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët.

Sipas njoftimit, katër gjermanët janë evakuuar dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, transmeton Klankosova.tv

“Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të Policisë, u lokalizua mjeti lundrues dhe 4 shtetasit gjermanë që ndodheshin në bordin e tij u evakuuan dhe u transportuan me mjetin e Policisë, drejt bregut. 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime fizike.

Ata falënderuan punonjësit e Policisë që ndërhynë në kohë për t’i ndihmuar.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.”

By admin7