Mbrëmë në Tetovë mbërriti për shou propagandistik pilivesa e sektit VV Albulena, ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës dhe kryetare e parlamentit, ku shoqërohej drejt sheshit të qytetit nga sejmenët e Mickos, si Qokja dhe Bili.

Dhe kulmi i kësaj hipokrizie ishte solidariteti i vredistëve me sektin VV në Kosovë, ku për inat të DUI-t dhe të PS, venë të flenë me mullixhiun Micko, pa çka se baba Bini, nuk u solidarizua me kërkesat e studentëve shqiptarë vetëm se mos i prishej qejfi jaranit të tij Micko.

Reklame

Dhe arsyeja e vërtetë e shout elektoral nuk janë sensibilizimi dhe tërheqja e atyre dhjetra shtetas të Kosovës që kanë të drejtë të votojnë në ambasadën e Kosovës në Shkup, por mania për t’u dukur si fitimtarë në mesin e shqiptarëve dhe rreshtimi me pompozitet në aleancën e qelbësirave siç janë: VMRO – VV – PDSH – VREDI, aleancën kjo që nuk i bën nder shqiptarëve.

Trekëndshi i ri i “Bermudeve” që lidh aleancën e re të gërdallave të politikës në rreshtimin Shkup-Prishtinë-Tiranë, me kryekomitin Micko, baba Binin dhe nongratën Sali, nuk i shërben interesave kombëtare, por interesave të tyre të mbajtjes dhe ruajtjes së pushtetit në vendet përkatëse.

Vizita e para disa ditëve e bashkëkryetarit vredist Bili turkomanit në Tiranë, te nongrata Sali Gërdeci, u vlerësua si marrëdhënie normale mes partive të spektrit të djathtë politik ( dhe këtu nuk ka asgjë të keqe në marredheniet mes të djathtë ), por ama të takosh një nongrata që ka vrarë 4 protestues në bulevard që kundërshtonin regjimin despotik të Sulltan Saliut dhe një lider serbofil që furnizonte diktatorin Millosheviq me naftë, kur vendi i tij ishte sanksionuar nga OKB-ja si nxitës i luftës në Ballkan, nuk justifikohet me asnjë arsyetim dhe ka për konkluzion lajthitjen politike të picimulëve vredistë.

VREDI këto filma i luan para shqiptarëve me tubime dhe fushata pro sektit VV, për të ngritur prestigjin e rënë pas kërkesave të studentëve për provimin e Jurisprudencës, ku ministri i aleat i koalicionit qeverisës Fillkov, ka thënë shkurt e shqip se nuk do ketë provim në gjuhën shqipe, përkundër demagogjisë së VREDI-t që u thonë shqiptarëve se së shpejti do kemi zgjidhje.

Këto janë lojërat politike të filialit komit VREDI, me aktorë të dobët amator në skenën e teatrit shqiptar në Shkup, që po luajnë rolet e komedisë maqedone për shqiptarët, sipas skenarit dhe regjisorit Micko, ku këta role me palaço cirku vetëm kauzës shqiptare nuk i shërbejnë.

Të krijosh butaforinë e fitores me spektakël të fushatës zgjedhore me militantët e tu, për t’i paraqitur ata si simpatizantë të sektit VV për inat të integristëve, do të thotë adoleshencë politike apo aguridhe e një subjekti që nuk u poq kurrë në politikë.

Ndaj, për këtë rast më mire se unë e thotë dhe shprehja popullore se “ku s’ka pula mos bëj ish”!

Medai Shaholli

By admin7