Kujdes nga dezinformatat dhe paniku rreth vendimit të 16 Shtatorit!

Ngjarjet me ndjeshmëri të lartë politike dhe emocionale shpesh shfrytëzohen nga aktorë keqdashës për të nxitur panik, përçarje dhe pasiguri në vendin tonë.

Ata mund të tentojnë të cenojnë stabilitetin përmes hapave të tri linjave kryesore:

Titujve emocionalë e të rremë që deformojnë përmbajtjen e vendimit para se ai të jetë zyrtar.

Nxitjes së tensioneve etnike e politike për të dëmtuar besimin te institucionet tona dhe te aleatët tanë (SHBA & NATO).

Përhapjes së thashethemeve ekonomike për të krijuar pasiguri dhe blerje nga paniku.

Si të mbrohemi sot?

Besojuni vetëm burimeve zyrtare: Ndiqni njoftimet nga institucionet e shtetit dhe mediat me kredibilitet të lartë.

Mendoni para se të klikoni: Ruhuni nga titujt bombastikë që synojnë vetëm të nxisin reagime emocionale.

Mos u bëni pjesë e zinxhirit: Mos shpërndani asnjë informacion të paverifikuar në rrjete sociale.

Mbrojtja më e mirë e Kosovës është vigjilenca, qetësia dhe besimi te institucionet tona.