Editorial: Faktiditor
Ka një vijë të hollë mes kritikës dhe poshtërimit. Në Kosovë, ajo vijë është shkelur me të dyja këmbët.

Sot, kushdo që ka një tastierë në dorë ndjehet i autorizuar të pështyjë mbi gjithçka, pa ndjenjë dhe pa asnjë grimë përgjegjësie.

Po, mund të mos pajtohesh me Ramush Haradinaj, mund ta kritikosh për çdo vendim politik.

Kjo është demokraci. Por të përdorësh gjuhë kanalizimesh ndaj tij dhe një familjeje që ka derdhur gjak për këtë vend, nuk është as guxim, as mendim ndryshe, është mjerim.

Familja Haradinaj nuk ka nevojë për mbrojtje nga tastierat. Historia e saj është e shkruar me sakrificë, me humbje dhe me luftë për liri.

Megjithatë, në këto rrethana, e sidomos në 7–8 vitet e fundit, kanë dalë në sipërfaqe disa “krimba”, disa mbetje të ulëta, që marrin guximin të fyejnë e të akuzojnë me fjalët më denigruese, pa asnjë sens apo përgjegjësi.

Dhe “çuditërisht”, shumica e tyre janë ne profilet e tyre kanë postime e slogane në mbështetje të Lëvizja Vetëvendosje.

Këso lloj frymorësh ka shumë. Janë aktiv, kryesisht për të sharë e fyer personalitete të shquara kombëtare.

Një rast i tillë është edhe ndaj Ramush Haradinajt dhe familjes së tij, ku në vend të një urimi për Luanin (djalin e Shkëlzen Haradinajt) një vajzë me emër Blerta Hoti, në vend të urimit për Luanin (t’birin e Shkelzen Haradinajt) në ditën marteses së tij, ajo shkruan:

“A i ke kallcu nuses që agjin Ramush e ki mut që ka bashkpunu me shkje me ata që ta kanë vra baben”…

Imagjino dikush qe ka nje adresë me emër shqip, Blerta e me mbiemer fisi, Hoti shkruan këto fjale.

Duhet theksuar se komente të tilla linçuese, fyese dhe shpifëse janë me mijëra. Dhe, në shumicën e rasteve, këto profile shfaqin përkrahje të hapur për Vetëvendosjen dhe për “çudi”, deri më tani, nuk kemi parë ndonjë reagim apo distancim të qartë nga kjo parti ndaj kësaj gjuhe dhe këtyre qëndrimeve.

Kjo nuk është më çështje e një komenti, as e një individi të vetëm. Është një klimë e tërë e helmuar që po përpiqet ta bëjë normale atë që është e turpshme.

Dhe nëse vazhdojmë ta tolerojmë, nesër nuk do të mbetet asgjë për t’u respektuar, as historia, as sakrifica, as vetë liria që e gëzohmë falë gjakut të derdhur dhe luftës çlirimtare.

Sepse kur fillon të përdhosësh ata që kanë derdhur gjak për këtë vend, nuk je duke bërë politikë, je duke i prerë rrënjët vetes.

Një shoqëri që i pret rrënjët e veta, nuk bie menjëherë… por kalbet ngadalë, derisa të mos mbetet më asgjë për të mbrojtur.

By admin7