Kurti: Ne po dojmë ta zvogëlojmë pushtetin tonë, ata s’po na lënë

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot në Kuvend se qeveria është e gatshme të heqë dorë nga tri pozitat shtetërore, por sipas tij, kjo po refuzohet nga opozita.

Kurti tha se mazhoranca ka ofruar kompromis konkret për ndarjen e pozitave kyçe institucionale, por ka hasur në refuzim të vazhdueshëm.

“Ne po duam ta zvogëlojmë pushtetin tonë, ata s’po na lënë,” u shpreh ai.

“Po themi ‘merreni kryetarin e Kuvendit’, po thonë ‘jo’. Propozone presidentin, ne ua mbushim nënshkrimet që iu duhen, po thonë jo,” deklaroi Kurti.

By admin7