Ish-deputeti Ardian Kastrati, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke deklaruar se ai nuk di të qeverisë.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Kastrati tha se, sipas tij, Kurti po e zvarrit formimin e institucioneve.
“Çka ka vërtetuar Albin Kurti është që ai nuk di të qeverisë. Në një moment, dhe në ndonjë segment ku mundet të qeverisë, ai nuk do të qeverisë. Pra, përgjigjja është se ai nuk do t’i formojë institucionet dhe po i konvenon këtij, si “babush”, të vazhdojë ta ketë kuletën e popullit të vet dhe të shpërndajë vitra, si me qenë paratë e babait të tij, e jo të taksapaguesve të popullit të Kosovës”, tha Kastrati.



