Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot u shfaq në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues ku mbajti edhe një fjalë rasti.
Ngjarja vjen pasi deputetë të PDK-së qëndruan sot para ndërtesës së qeverisë për t’i kërkuar Kurtit nisjen e formimit të institucioneve, duke e quajtur uzurpator të zyrës së kryeministrit.
Kurti në këtë ceremoni foli për përgjegjësinë e detyrat që kanë zyrtarët korrektues pas diplomimit.
Aktualisht, Kuvendi i Kosovës ka mbetur i pakonstituuar pas kërkesës së Kurtit për “kohë shtesë” për bisedime me partitë politike.
Ndërkaq, nga LDK-ja dje u deklaruan se qëndrojnë në opozitë dhe i bënë thirrje Kurtit që të gjejnë bashkërisht partitë shqiptare një president jopartiak, i cili duhet ta mbrojë “Republikën e Kosovës dhe kushtetueshmërinë”.



