Këto ditë nga segmente të caktuara qeveritare të Severnistanit është ngritur shumë pluhur në opinionin e gjerë publik, rreth një deklerate të sajuar të ministrit të jashtëm shqiptar Ferit Hoxha, për gjasme etiketimin e një grupi politik si “idiotët” e Severnistanit.
Nga ana e tij, ministri Hoxha është përgjigjur kesaj akuze me një fjali se
“Qëndrimet e politikës së jashtme nuk komunikohen me WhatsApp”.
Në qëndrimin e tij, ministri Hoxha jo vetëm që nuk ka relativizuar rolin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por e ka theksuar atë me qartësi: shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetformues dhe uniteti i tyre është jetik për pozitën e tyre politike, për stabilitetin e vendit dhe për perspektivën evropiane të rajonit, njofton in7.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe nga kjo “ndërhyrje e Tiranës në punët e brendshme” të Severnistanit, ku përmes megafonit të Mickos, ministrit të ekonomisë Besar Durmishi, si zëdhënës i VMRO-së, ka ngritur akuza të rënda ndaj ministrit të jashtëm shqiptar Ferit Hoxha, duke shënjestruar me shigjeta komitësh, se ai paskësh quajtur “idiotë” degën e re të VMRO-së në Shkup, me emrin e sajuar nga despoti Micko si VREDI, jo si kundërpergjigje ndaj etiketimit “idiotë” por, si përgjigje e komitëve dhe nacionalizmit të tyre ndaj qëndrimit minimal (që duhej të ishte më ashpër dhe me konsekuent me lirinë dhe barazinë e shqiptarëve në këtë shtet eksperimental) të obligimit kushtetues të shtetit shqiptar për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar.
Ky qëndrim shoven dhe mohues i njohjes së realitetit politik ndaj pabarazisë etnike nga pushtetarët komitë kundër të drejtave të shqiptarëve nuk është i ri, por daton të paktën që nga fillimi i pluralizmit politik, si vazhdimësi e politikës shovene ndaj elementit shqiptar në këtë državë eksperimentale, që vazhdon të qëndrojë të mbahet më këmbë me paterica shqiptare dhe përmes idiotëve të padobishëm shqiptarë.
Ky kundërsulm i komitëve të Shkupit zyrtar vjen përmes megafonëve të VREDI-t, të cilët bëhen zëdhënës të qeverisë së koalicionit me premier kryekomitin Micko, si hakmarrje politike ndaj prononcimit të kryeministrit Rama në Samitin e Diasporës, kur tha se shqiptarët e Maqedonisë janë element shtetformues (pavarsisht faktit se qeveritë shoviniste të Shkupit nuk i trajtojnë shqiptarët si shtetformues), kjo ishte pika që vëloi në pikën ekstreme ujin e harbuar të nacionalizmit maqedon, kundër shtetit shqiptar dhe jo thënia për “idiotët e Maqedonisë”…
Nga ana tjetër vredistët si masha në duar të kryekomitit Micko, nuk e shohin dështimin e tyre dhe as fushatën antishqiptare që e udhëheq antishqiptari me damkë Micko, ndaj mohimit të të drejtave kombëtare dhe të gjuhës shqipe edhe ashtu të kufizuar përmes Ligjit për Gjuhët e Pakicave ( në të cilin ligj nuk bën pjesë maqedonishtja si gjuhë e supremacisë së shtetit ) por, krekosen me sjelljen e projektligjit për përfaqësim të drejt dhe adekuat, ku nuk ka si kriter përkatësinë etnike në administratën publike, por veç kriterin profesional dhe meritokracinë!
Nëse dështimi e arritjes së një synimi në politikë është pamundësi, kurse kapitullimi dhe nënshtrimi për hir të pushtetit nga idiotët e padobishëm, quhet HAUTE TRAHISON!
Medai Shaholli

