Kuvendi voton Kujtim Shalën si nënkryetar të Kuvendit

Kuvendi voton Kujtim Shalën si nënkryetar të Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kandidatin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala.

Shala mori besimin e 75 deputetëve, kurse 1 votoi kundër dhe 4 abstenime.

Kujtojmë se PDK përmes një letre zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu njoftoi pezullimin e kandidaturës së Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit nga radhët e kësaj partie.