Ky është 89-vjeçari që la të plagosur disa persona pas të shtënave në dy zona të ndryshme në Athinë

Në qendër të Athinës janë regjistruar të shtëna me armë zjarri, duke shkaktuar panik dhe disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të qytetit.

Sipas mediave greke, një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një zyre të sigurimeve shoqërore, duke plagosur disa qytetarë. Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë nisur hetimet.

Autori i dyshuar: 89-vjeçar

Policia greke po kërkon një burrë 89-vjeçar, i dyshuar si autori i sulmit. Ai është larguar nga vendngjarja pas të shtënave dhe aktualisht është në arrati.

Image

Të shtëna edhe pranë Gjykatës së Apelit

Raportohet se i njëjti person ka hapur zjarr edhe pranë Gjykatës së Apelit në Athinë, ku janë plagosur edhe tre persona të tjerë.

Hetimet në vazhdim

Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të kapur autorin.

By admin5