Ky është motoçiklisti që humbi jetën në një aksident tragjik në Prizren

Një 32-vjeçar ka humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e së mërkurës në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, në Prizren.

Viktima është Zekë (Afrim) Qenaj, i cili humbi jetën si pasojë e përplasjes së motoçikletës me një veturë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 16:00, në varreza të fshatit Romajë.

Ndryshe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, kishte konfirmuar për Indeksonlinen se policia ishte njoftuar për aksidentin rreth orës 18:22.

“Patrulla policore ka reaguar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Me të arritur në orën 18:30, zyrtarët policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një aksident trafiku me pasojë vdekjen. Ekipi i urgjencës ka konfirmuar vdekjen e viktimës, Z.Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë i Prizrenit, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar motoçikletën”, ka thënë Bytyqi. /Indeksonline/.