Ky është rezultati me votat e diasporës, kaq ulëse mund të marrin partitë?

Klan Kosova ka publikuar Exit Poll-in e PIPOS, për zgjedhjet e parakohshme të mbajtur sot, 7 qershor, në Kosovë.

Fisnik Halimi nga PIPOS pas prezantimit të rezultateve ka treguar gjithashtu edhe sa ulëse do të marrin partitë me votat e diasporës.

“Kemi paraparë një projeksion ku kemi llogaritë që kanë me qenë 105 mijë vota të diasporës të vlefshme, përshkak se janë regjistro diku 130 mijë, prej tyre 28 mijë kanë pasë me votu në konsullata, ku kanë votu 22 mijë që i bjen kanë votuar 20% më pak, Nëse paragjykojmë që dhe e shohim në të kaluarën si ka qenë që votojnë 205 më pak ose janë të vlefshme edhe këto që vijnë me post kemi ardhur deri të shifra 105 mijë votues të cilën e kemi nda në formën gjeneroze për Lëvizjen Vetëvendosje 73.5%, përshkak se kjo është e llogaritur në bazë të një historiati. E kemi 7.5% PDK-në, 17% LDK-në dhe 2 % AAK” ka thënë Halimi

E sa i përket votave në tërësi, ku janë votat në Kosovë si dhe ato në diasporë, rezultati sipas EXIT POLL-it janë 45.7% LVV, 19.8% PDK, 17.2% LDK 6.2% AAK dhe 0.8% të tjerat.

By admin1