Me dhimbje të thellë, Shkolla Fillore “Eqrem Çabej” në Sllatinë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit të nderuar, Irfan Abdullahu.
Në një mesazh ngushëllimi, kolektivi i shkollës vlerëson lart përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e tij për arsimin, duke theksuar se mësuesi Abdullahu ka lënë gjurmë të çmuara në jetën e shumë brezave të nxënësve dhe në komunitetin arsimor.
Për kolegët, nxënësit dhe prindërit, ai do të mbetet një figurë e respektuar dhe një kujtim i paharruar.
“Shkolla Fillore ‘Eqrem Çabej’ – Sllatinë” u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan mësuesin Irfan Abdullahu.
U prehtë në paqe dhe kujtimi për të qoftë i përjetshëm!



