Lajm i madh nga Haga: Bien akuzat për krime lufte pas 20 qershorit 1999

Një zhvillim i rëndësishëm është bërë i ditur nga Gjykata Speciale në Hagë gjatë seancës për shpalljen e vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas konstatimit të gjykatës, nuk janë gjetur krime lufte pas datës 20 qershor 1999.

Ky zhvillim nënkupton se akuza për krime kundër njerëzimit nuk qëndron ndaj asnjërit prej katër ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca për shpalljen e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po vazhdon në Hagë.