LAMM njofton: Qarkullimi rrugor po zhvillohet normalisht

Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, megjithëse rrugët janë të lagura për shkak të kushteve atmosferike, njoftojnë nga LAMM.

Sipas informacioneve të fundit, intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Reklame

Nga LAMM apelojnë tek shoferët që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rreziku për rrëshqitje dheu.

Kujdes i veçantë rekomandohet në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

By admin2